Bota

Ukraina furnizohet me avionë F-16/ Kërcënon, Lavrov: Perëndimi po luan me zjarrin

Kryediplomati tha se Uashingtoni, Londra dhe satelitë të tyre në BE po përpiqen të dobësojnë Rusinë.

28 Maj 2023, 14:41 Nga a.l
Ukraina furnizohet me avionë F-16/ Kërcënon, Lavrov:
Sergej Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar vendet perëndimore se po “luajnë me zjarrin” duke furnizuar Ukrainën avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA-ja. Kryediplomati tha se Uashingtoni, Londra dhe satelitë të tyre në BE po përpiqen të dobësojnë Rusinë, shkruajnë mediat e huaja. 

Më herët, Rusia kishte paralajmëruar kundër dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, duke thënë se masa do të ngrejë çështjen e përfshirjes direkte ushtarake të forcave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA në luftë.

Fillimisht, presidenti amerikan Joe Biden kishte thënë se SHBA nuk do t'i siguronte Ukrainës avionët luftarakë F-16 të kërkuar nga Kievi. Megjithatë, në fillim të këtij muaji, ai u tha udhëheqësve të vendeve të Grupit të Shtatë (G7) të mbledhur në Japoni se Uashingtoni ishte i përgatitur të ndihmonte në trajnimin e pilotëve ukrainas të avionëve luftarakë F-16 që do t'i dhuroheshin Kievit. 

 

sergej lavrov

Sondazh

Poll