Bota

Tensionet në veri/ NATO reagon ashpër ndaj Kosovës: Hap i njëanshëm destabilizues

Ndërsa shton se Kosova dhe Serbia duhet t’i bashkohen dialogut të udhëhequr nga BE-ja tani, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit.

28 Maj 2023, 14:01 Nga a.l
Tensionet në veri/ NATO reagon ashpër ndaj Kosovës: Hap i
Jens Stoltenberg

KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe rindezjes së tensioneve mes dy vendeve. Lidhur me këtë çështje Stoltenberg ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell. Pas bisedës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s përmes një postimi në Twitter, shprehet se Kosova duhet të de-përshkallëzojë tensionin dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues. Ndërsa shton se Kosova dhe Serbia duhet t’i bashkohen dialogut të udhëhequr nga BE-ja tani, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit.

Ditën e premte qytetarët serbë kanë tentuar të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Si pasojë, pesë policë mbetën të lënduar si dhe u dëmtuan katër makina zyrtare. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, përgëzuan Policinë e Kosovës për punën e bërë, duke ritheksuar se ligji dhe rendi duhet të dominojë në gjithë vendin.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll