Bota

ME VIDEO/ Pas votimit, Erdogan viziton varret e prindërve

Erdogan përshëndeti sot mbështetësit e tij, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të tjerë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. 

28 Maj 2023, 13:47 Nga a.l
ME VIDEO/ Pas votimit, Erdogan viziton varret e prindërve
Erdogan viziton varret e prindërve pas votimit

TURQI- Pas votimit në Stamboll, Rexhep Taip Erdogan ka vizituar varret e prindërve të tij në Karacaahmet. 

Erdogan përshëndeti sot mbështetësit e tij, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të tjerë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. 

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al 

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll