Bota

ME VIDEO/ Erdogan mbledh fëmijët e shkollës ku votoi, u jep nëpër duar para dhe lodra

Përpos mesazheve, presidenti aktual, Erdogan ka shpërndarë lodra dhe para në duart e fëmijëve të shkollës ku ai votoi së bashkë me bashkëshorten e tij Emine Erdogan. 

28 Maj 2023, 14:15 Nga a.l
ME VIDEO/ Erdogan mbledh fëmijët e shkollës ku votoi, u jep
Rexhep Taip Erdogan shpërndan lekë

TURQI- Ka vijuar pa incidente procesi zgjedhor në Turqi. Dy kandidatët, Rexhep Taip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu kanë votuar dhe kanë dhënë mesazhet e tyre të fundit para se të nisi procesi i numërimit dhe më pas shpallja e rezultatit. Përpos mesazheve, presidenti aktual, Erdogan ka shpërndarë lodra dhe para në duart e fëmijëve të shkollës ku ai votoi së bashkë me bashkëshorten e tij Emine Erdogan. 

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al 

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll