Bota

Kina fshin 1.4 milion postime në mediat sociale

Që nga viti 2021, Kina ka synuar miliarda llogari të mediave sociale në një përpjekje për të pastruar hapësirën e saj kibernetike dhe për ta bërë më të lehtë kontrollin e autoriteteve.

28 Maj 2023, 14:37 Nga a.l
Kina fshin 1.4 milion postime në mediat sociale
Foto ilustruese

KINË- Rregullatori i hapësirës kibernetike të Kinës tha se 1.4 milionë postime në mediat sociale janë fshirë pas një hetimi dy mujor për dezinformimin, përfitimin e paligjshëm dhe imitimin e zyrtarëve shtetërorë. 

Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC) tha në një deklaratë të premten se kishte mbyllur 67,000 llogari të mediave sociale dhe kishte fshirë qindra mijëra postime midis 10 marsit dhe 22 majit, si pjesë e një fushate më të gjerë korrigjimi, shkruajnë mediat e huaja. 

Që nga viti 2021, Kina ka synuar miliarda llogari të mediave sociale në një përpjekje për të pastruar hapësirën e saj kibernetike dhe për ta bërë më të lehtë kontrollin e autoriteteve.

Pekini arreston shpesh qytetarë dhe censuron llogaritë për publikimin ose ndarjen e informacionit faktik që konsiderohet i ndjeshëm ose kritik ndaj Partisë Komuniste, qeverisë ose ushtrisë, veçanërisht kur një informacion i tillë bëhet viral.

kine

Sondazh

Poll