Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Nënkryetari i partisë opozitare denoncon INCIDENTIN e parë: Një nga vëzhguesit tanë është sulmuar

Nënkryetari tha gjithashtu se nuk kishte të pranishme forca të mjaftueshme të sigurisë dhe u kërkoi autoriteteve të garantojnë sigurinë e zgjedhjeve. 

28 Maj 2023, 14:09 Nga a.l
Zgjedhjet në Turqi/ Nënkryetari i partisë opozitare denoncon
Votimi në Turqi

TURQI- Nënkryetari i partisë opozitare turke denoncon se vëzhguesi i saj i zgjedhjeve është sulmuar në fshatin Karaali në provincën juglindore turke të Sanliurfa. Ozgur Ozel shkroi në Twitter se vëzhguesi i zgjedhjeve të CHP-së, Ali Seker, u dhunua dhe iu thye telefoni sepse ai vuri në dukje parregullsi zgjedhore. Nënkryetari tha gjithashtu se nuk kishte të pranishme forca të mjaftueshme të sigurisë dhe u kërkoi autoriteteve të garantojnë sigurinë e zgjedhjeve. 

“Përfaqësuesi ynë i Parlamentit të Stambollit, Ali Seker, është në detyrë në fshatin Karaali në rrethin Eyyubiye të Sanliurfa, i vetmi vend ku të gjitha votat u hodhën në raundin e parë dhe iu dhanë një kandidati të vetëm. Ai u sulmua dhe iu thye telefoni për kundërshtimin e parregullsive, të tilla si disa burra që votonin në vend të grave", shkruan ai. 

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al 

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll