Bota

Zgjedhjeve në Turqi u bashkohen edhe 47,523 të rinj që kanë mbushur 18 vjeç, sot ushtrojnë të drejtën e votës për liderin e ardhshëm turk

Ata tashmë kanë të drejtë të votojnë për liderin e ardhshëm të vendit.

28 Maj 2023, 10:52 Nga a.l
Zgjedhjeve në Turqi u bashkohen edhe 47,523 të rinj që kanë
Zgjedhjet në Turqi

TURQI- Rreth 47,523 të rinj të tjerë i janë bashkuar raundit të dytë të votimeve për zgjedhjen e presidentit në Turqi, të cilit gjatë këtyre 14 ditëve kanë mbushur moshën 18-vjeç. Ata tashmë kanë të drejtë të votojnë për liderin e ardhshëm të vendit. 

“Në Turqi ka 60 milionë votues. Atyre iu bashkuan më shumë se 47,000 votues të rinj nga raundi i fundit, sepse ata mbushën 18 vjeç,” tha Farah Al-Zaman Shawqi. 

Kilicdaroglu është përpjekur të tërheqë të rinjtë turq gjatë fushatës duke iu referuar krizës së kostos së jetesës, rrënies së lirës dhe inflacionit në rritje, shkruan AlJazeera. 

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al

farah al-zaman shawqi

Sondazh

Poll