Bota

ME VIDEO/ Momenti i pazakontë në zgjedhjet në Turqi, qytetarja shkon të votojë në Stamboll, shoqërohet nga një qengj

Pamjet nga momenti i pazakontë janë bërë virale në rrjet. 

28 Maj 2023, 10:48 Nga a.l
ME VIDEO/ Momenti i pazakontë në zgjedhjet në Turqi, qytetarja
Qytetarja shkon të votojë në Stamboll, shoqërohet nga një qengj

TURQI- Një votuese turke ka mbërritur në një qendër votimi në Stamboll për të votuar së bashku me një qengj të bardhë. Përdoruesit e mediave sociale shpërndanë video të votueses dhe qengjit të saj në kutinë e votimit. Pamjet nga momenti i pazakontë janë bërë virale në rrjet. 

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll