Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan pritet të votojë pas dy orësh në Stamboll, do të udhëtojë me makinën elektrike që promovoi gjatë fushatës

Ndërsa votimi vazhdon shumë më shpejt se raundi i parë, bilanci i votave kurde dhe nacionaliste mbetet një sfidë për të dyja palët.

28 Maj 2023, 10:43 Nga a.l
Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan pritet të votojë pas dy orësh
Zgjedhjet në Turqi

TURQI- Rexhep Taip Erdogan pritet të votojë në dy orët e ardhshme në Stamboll, pas së cilës ai do të udhëtojë për në kryeqytetin e Ankarasë. Siç raportojnë mediat e huaja, ai pritet të arrijë në qendrën e votimit me automjetin e parë elektrik të prodhimit vendas, të cilin e ka promovuar gjatë fushatës. 

Ndërsa votimi vazhdon shumë më shpejt se raundi i parë, bilanci i votave kurde dhe nacionaliste mbetet një sfidë për të dyja palët. Komisioni i Lartë Zgjedhor i vendit mund të konsiderojë gjithashtu heqjen e ndalimit të mediave për të diskutuar rezultatet e zgjedhjeve më herët se sa ishte planifikuar. 

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll