Bota

Korrespodenti nga qendrat e votimit në Izmir: Pjesëmarrja e lartë, ky qytet tenton të votojë opozitën

Edhe në Izmir prej mëngjesit të sotëm, ka patur një dyndje të qytetarëve të cilët u janë drejtuar qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e votës.

28 Maj 2023, 10:37 Nga a.l
Korrespodenti nga qendrat e votimit në Izmir: Pjesëmarrja e
Votimi në Turqi

TURQI- Korrespodentët nga qendrat e votimit në Turqi raportojnë se pjesëmarrja e votuesve në këtë raund të dytë të votimeve për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm është më i lartë. Edhe në Izmir prej mëngjesit të sotëm, ka patur një dyndje të qytetarëve të cilët u janë drejtuar qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e votës, shkruajnë mediat e huaja. 

“Pjesëmarrja ka qenë e lartë dhe procesi i votimit ka qenë i shpejtë. Ka një konkurrencë të fortë mes kandidatëve. Ky qytet tenton të votojë për Partinë Republikane Popullore (CHP) në opozitë. Kilicdaroglu po përpiqet të bindë njerëzit që votuan për Sinan Ogan këtu të votojnë për të”, tha Val, duke iu referuar kandidatit të tretë presidencial në raundin e parë të votimit.

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll