Bota

VIDEO/ Zgjedhjet në Turqi, voton në Stamboll kryetarja e Partisë 'IYI'

Kryetarja e Partisë së Mirë (IYI), Meral Aksener, ka votuar në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në një qendër votimi në Stamboll. 

28 Maj 2023, 10:32 Nga a.l
VIDEO/ Zgjedhjet në Turqi, voton në Stamboll kryetarja e Partisë
Meral Aksener

TURQI- Kryetarja e Partisë së Mirë (IYI), Meral Aksener, ka votuar në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në një qendër votimi në Stamboll. 

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al

zgjedhjet ne turqi meral aksener

Sondazh

Poll