Bota

Vijon pa incidente procesi zgjedhor në Turqi/ Pjesëmarrja e votuesve më e madhe se zgjedhjet e raundit të parë

Procesi për të votuar në balotazh është shumë më i lehtë se i pari, pasi tashmë turqit duhet të zgjedhin vetëm midis dy kandidatëve. 

28 Maj 2023, 10:25 Nga a.l
Vijon pa incidente procesi zgjedhor në Turqi/ Pjesëmarrja e votuesve
Turqi

TURQI- Ka vijuar pa incidente raundi i dytë i votimeve për zgjedhjen e presidentit në Turqi. Mediat e huaja raportojnë se pjesëmarrja e votuesve duket të jetë më e madhe se raundi i parë. 

Procesi për të votuar në balotazh është shumë më i lehtë se i pari, pasi tashmë turqit duhet të zgjedhin vetëm midis dy kandidatëve. 

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll