Bota

Gara me motor në SHBA kthehet në tragjedi/ Motoristat sulmojnë me armë zjarri, vriten 3 persona, plagosen 5 të tjerë

Pak pas ngjarjes, autorët janë vënë në pranga. 

28 Maj 2023, 10:18 Nga a.l
Gara me motor në SHBA kthehet në tragjedi/ Motoristat sulmojnë me
Neë Mexico

SHBA- Një sulm me armë zjarri në SHBA ka përfunduar me 3 persona të vrarë dhe 5 të tjerë të plagosur. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një garë me motoçikleta në Red River, New Mexico. Policia njoftoi se 1 nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar me helikopter në një spital në Denver. Pak pas ngjarjes, autorët janë vënë në pranga. 

"Të gjithë individët e përfshirë ishin anëtarë të bandave të motoristëve," tha Calhoun për CNN.

Tubimi vjetor tërheq dhjetëra mijëra njerëz në Rrugën kryesore të qytetit për fundjavën e Ditës së Përkujtimit.  Personat e tjerë që pësuan lëndime u dërguan në Spitalin e Kryqit të Shenjtë në Taos dhe në Universitetin e Shëndetit të Nju Meksikos në Albuquerque, rreth 170 milje në veri, për trajtim. 

sulm me arme zjarri ne shba

Sondazh

Poll

Bota 28 Maj 2023, 08:39 A.B

Elon Musk, një gjeni apo budalla?

Elon Musk Kur bleu Twitter në tetorin e vitit të kaluar, Elon Musk paraqiti një vizion të guximshëm mbi aplikacionin e famshë...