Bota

Varka me 500 azilkërkues zhduket në Detin Mesdhe, mes tyre një foshnjë dhe një grua shtatzënë

'Alarm Phone', një grup që merr thirrje nga anijet e refugjatëve në fatkeqësi njoftoi se kishte humbur kontaktin me varkën të mërkurën në mëngjes. 

26 Maj 2023, 17:14 Nga a.l
Varka me 500 azilkërkues zhduket në Detin Mesdhe, mes tyre një
Vendodhja

ITALI- Oranizatat humanitare kanë ngritur alarmin se një varkë me rreth 500 azilkërkues, duke përfshirë një foshnjë të porsalindur dhe gra shtatzëna është zhdukur në Mesdheun qendror. 'Alarm Phone', një grup që merr thirrje nga anijet e refugjatëve në fatkeqësi njoftoi se kishte humbur kontaktin me varkën të mërkurën në mëngjes. 

Në atë kohë, anija ishte në rrugë pa motor pune në det të hapur rreth 320 km (200 milje) në veri të portit libian të Bengazit dhe më shumë se 400 km (250 milje) larg nga Malta dhe ishulli jugor italian i Siçilisë, shkruan Al Jazeera. 

OJQ-ja italiane Emergjenca tha të enjten se anija e saj Life Support dhe Ocean Viking, një tjetër anije bamirësie, kishin kërkuar varkën e zhdukur për 24 orë, por nuk gjetën asnjë shenjë të saj apo ndonjë anijembytje. Roja bregdetare italiane raportoi të enjten për shpëtimin e 423 personave dhe 671 personave në dy operacione të veçanta në ujërat italiane të kërkim-shpëtimit dhe Alarm Phone tha se ata nuk kishin lidhje me varkën e zhdukur.

mbytet varka ne itali

Sondazh

Poll