Bota

Të shtëna me armë dhe zjarrvënie në veri të Kosovës, plagosen 5 oficerë policie

Ata kanë hedhur gazlotjsellës për të neutralizuar protestuesit të cilët kanë bërë rezistencë, pasi kanë kundërshtuar të largohen nga zonat.

26 Maj 2023, 16:14 Nga a.l
Të shtëna me armë dhe zjarrvënie në veri të
Policia e Kosovës

KOSOVË- Teksa tensionet në veri të Kosovës vijojnë, mediat vendase raportojnë se 5 oficerë policie kanë mbetur të plagsour si pasojë e përplasjes më protestuesit serbë, për t'i ndaluar ata të hyjnë në komunat ku sot kryetarët e rinj do të nisnin zyrtarisht detyrën. 

Ata kanë hedhur gazlotjsellës për të neutralizuar protestuesit të cilët kanë bërë rezistencë, pasi kanë kundërshtuar të largohen nga zonat.

Çfarë po ndodh?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina.

Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll