Bota

Tensionet në Veri/ Protestuesi serb përplaset me policinë: S’keni të drejtë të vini, mos t’ju shoh këtu

Para pak minutash kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka arritur të hyjë në objektin e komunës.

26 Maj 2023, 16:00 Nga a.l
Tensionet në Veri/ Protestuesi serb përplaset me policinë:
Tensione në veri të Kosovës

KOSOVË- Vijojnë tensionet në veri të Kosovës. Një protestues serb është përplasur me një nga oficerët e policisë që po patrullojnë rreth komunës së Zveçanit për të shpërndarë qytetarët. Protestuesi i ka kërkuar llogari disa policëve, duke u thënë se nuk kanë të drejtë të jenë aty.  Para pak minutash kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka arritur të hyjë në objektin e komunës.

Çfarë po ndodh?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina.

Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll