Bota

Shtohen tensionet në veri/ Automjeti i Njësisë Speciale përplas kamionin e vendosur si barrikadë në Leposaviç (VIDEO)

Automjeti i Njësisë Speciale ka goditur kamionin-barrikadë në Leposaviç, për ta larguar nga rruga ku ishte vendosur. 

26 Maj 2023, 16:22 Nga a.l
Shtohen tensionet në veri/ Automjeti i Njësisë Speciale
Digjet automjeti

KOSOVË- Agravon situata e protestave në veri të Kosovës. Automjeti i Njësisë Speciale ka goditur kamionin-barrikadë në Leposaviç, për ta larguar nga rruga ku ishte vendosur. 

Ndërkohë, qytetarët serbë që janë mbledhur para objektit të Komunës së Leposaviçit për të penguar hyrjen e kryetarit Lulzim Hetemi, kanë filluar të gjuajnë gurë në drejtim të gazetarëve.

Çfarë po ndodh?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina.

Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll