Bota

I vetmi që nuk ka hyrë në zyrë, Policia hap derën e komunës Leposaviç për Lulzim Hetemin

Hetemi është i vetmi kryetar nga katër komunat veriore që ende s’ka arritur të futet në zyrën e tij. 

26 Maj 2023, 16:47 Nga a.l
I vetmi që nuk ka hyrë në zyrë, Policia hap derën e
Policia hap derën për kryetarin në Leposaviç

KOSOVË- Vijojnë tensionet në veri të Kosovës. Protestuesit serbë kanë bllokuar prej disa orës rrugën përballe komunës së Leposaviçit, ku sot pritej që kryetari i ri të niste punën nga zyra e re. Megjithatë pak minuta më parë policia ka bërë të mundur shpërndarjen e disa prej qytetarëve teksa më pas kanë hapur edhe derën e komunës ku Lulzim Hetemi, pritet që të futet së shpejti. 

Hetemi është i vetmi kryetar nga katër komunat veriore që ende s’ka arritur të futet në zyrën e tij. 

Çfarë po ndodh?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina.

Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll