Bota

'Jam i befasuar'/ Senatori Murphy reagon ashpër për tensionet në Veri: Kurti të ndalojë menjëherë provokimin

Ai tha se në takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti nuk është folur për një plan të tillë nga ana e institucioneve të Kosovës. 

26 Maj 2023, 16:57 Nga a.l
'Jam i befasuar'/ Senatori Murphy reagon ashpër për
Chris Murphy dhe Albin Kurti

KOSOVË- Senatori amerikan Chris Murphy i cili këtë javë ishte në vizitë zyrtare në Kosovë ka reaguar ashpër lidhur me tensionet dhe incidentet e sotme në veri të vendit. Ai tha se në takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti nuk është folur për një plan të tillë nga ana e institucioneve të Kosovës. 

“Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për qasje në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam zënë totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”, tha ai. 

Murphy tha se për këtë zhvillim shqetësues ka patur edhe një telefonatë me Këshilltarin Special të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.  Murphy ka rishpërndarë edhe postimin e ambasadorit amerikan në lidhje me situatën në veri.

Çfarë po ndodh?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina.

Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.

chris murphy albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll