Bota

Tensionet në veri/ Reagon Bislimi: Nuk mund të ndalohet hyrja e kryetarëve në vendet e punës

Bislimi i uron kryetarët e zgjedhur, duke thënë se ata kanë përgjegjësi për t’iu shërbyer qytetarëve pa dallim etnie.

26 Maj 2023, 16:44 Nga a.l
Tensionet në veri/ Reagon Bislimi: Nuk mund të ndalohet hyrja e
Besnik Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pas tensioneve në Veri të vendit. Ai thotë se kryetarёt e komunave tё Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje, e kanё detryim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё.

“Institucionet publike e kanё obligim tё sigurojnё kushtet qё tё njejtёt tё ushtrojnё detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre. Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs. Tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё. Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar. Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punёs. Njё praktikё e tillё do tё çonte shumё lehtё nё situata absurde ku asnjё kryetar, nё asnjё komunё nuk do tё mund tё ushtronte detyrat e marra”, tha ai. 

Bislimi i uron kryetarët e zgjedhur, duke thënë se ata kanë përgjegjësi për t’iu shërbyer qytetarëve pa dallim etnie.

“Kryetarёt e porsaemёruar i uroj pёr pёrgjegjёsitё e reja dhe ua rikujtoj qё janё aty pёr tё promovuar interesat e secilit qytetar pa dallim tё bindjeve politike, pёrkatёsisё etnike, statusit social, moshёs apo gjinisё”.

Ndërkaq, u bëri thirrje qytetarëve që të shpërndahen dhe të lejojnë kryetarët e rinj të nisin nga puna. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll