Bota

Jashtë e presin protestuesit serbë, Izmir Zeqiri arrin të hyjë në zyrën e Kryetarit në Komunën e Zubin Potokut

Pak më herët trupa të Policisë së Kosovës kanë hyrë në objektin e komunës së Zubin Potokut, pasi kanë arritur të shpërndajnë turmën e mbledhur për të penguar hyrjen e kryetarit të ri.

26 Maj 2023, 16:28 Nga a.l
Jashtë e presin protestuesit serbë, Izmir Zeqiri arrin të
Izmir Zeqiri

KOSOVË- Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka arritur të futet në objektin e komunës. Gjatë hyrjes së tij në komunë, ai është shoqëruar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës. 

Pak më herët trupa të Policisë së Kosovës kanë hyrë në objektin e komunës së Zubin Potokut, pasi kanë arritur të shpërndajnë turmën e mbledhur për të penguar hyrjen e kryetarit të ri. Edhe në Zubin Potok janë dëgjuar krisma, ndërkaq Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba për ta shpërndarë turmën. 

Çfarë po ndodh?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina.

Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll