Bota

Kurti nga Vushtrria: Për tensionet në veri do të flasim në Prishtinë

Nuk dihet nëse pritet ndonjë konferencë për media në Prishtinë, por megjithatë kjo ishte deklarata e kreut të qeverisë për situatën aktuale në veri. 

26 Maj 2023, 15:55 Nga a.l
Kurti nga Vushtrria: Për tensionet në veri do të flasim në
Albin Kurti në Vushtrri

KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri. Sa i takon tensioneve në veri të vendit, ai tha se për këtë çështje do të përgjigjet në Prishtinë.

Nuk dihet nëse pritet ndonjë konferencë për media në Prishtinë, por megjithatë kjo ishte deklarata e kreut të qeverisë për situatën aktuale në veri. 

Çfarë po ndodh?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina.

Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.

albin kurti

Sondazh

Poll