Bota

Tensionet në veri/ Protestuesit sulmojnë makinën e policisë, kryetari i Zveçanit hyn në zyrë (FOTO)

Ndërkohë kryetari i kësaj komune, Ilir Peci, ka hyrë në zyrën e tij për të kryer detyrën. 

26 Maj 2023, 15:36 Nga a.l
Tensionet në veri/ Protestuesit sulmojnë makinën e policisë,
Makina e policisë

KOSOVË- Përshkallëzohet situata e protestave në veri të Kosovës. Serbët kanë sulmuar një makinë policie e cila po patrullonte në Zveçan. Ndërkohë kryetari i kësaj komune, Ilir Peci, ka hyrë në zyrën e tij për të kryer detyrën. 

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina.

Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll