Politike

"2 vitet e ardhshme, provë zjarri për ju"/ Xhafaj paralajmëron Dumanin: Veproni, ndryshe njerëzit janë gati t’ju 'djegin'!

Xhafaj deklaroi se Dumani duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje çështjeve prioritare për të cilat shqiptarë duan drejtësi. 

26 Maj 2023, 14:55 Nga I.A
"2 vitet e ardhshme, provë zjarri për ju"/ Xhafaj
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka deklaruar se SPAK është në rrugën e duhur për të përmbushur misionin e tij. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Xhafaj deklaroi se Dumani duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje çështjeve prioritare për të cilat shqiptarë duan drejtësi. Deputeti socialist u shpreh se këto 2-3 vite që vijnë janë vendimtare për punën e SPAK. 

“Unë e vlerësoj pozitivisht punën tuaj gjatë vitit 2022. Impakti juaj në institucionet ligjzbatuese është i dukshëm. Vlerësoj faktin që ky institucion mbetet ndër më të besueshmit në të gjithë piramidën e institucioneve. Është fakt që institucionet ndërkombëtarë kanë ndryshuar qëndrim për Shqipërinë edhe nga puna e këtij institucioni. Është intensifikuar puna dhe është luftuar krimi dhe korrupsioni. Një sërë treguesish janë pozitivë dhe e mbështes fort këtë raport. Të rriten hetimet prioritare. Të shohim më shumë hetime pro aktive për çështje me ndjeshmëri publike. Çështje që mbajnë ende peng besimin e publikut dhe shpresën e qytetarëve për qeverisje të mirë. Për këtë është krijuar SPAK. Jeni në këtë rrugë për mendimin tim por jeni ende në hapat e parë. Ka një postulat që ‘drejtësia është e mirë që të bëhet por po aq e rëndësishme është që ajo të besohet si e tillë nga qytetarët’. E dyta është pavarësia, që ju e keni të detyruar nga Kushtetua dhe ligji. Ju duhet të bëni patjetër vlerësimin e punës individuale dhe llogaridhënien e çdo prokurori.

Ju duhet të përmirësoni edhe komunikimin me qytetarët. Jo për çështje, por për atë që çfarë ju përfaqësoni, apo për atë që çfarë nga ju pritet. Disa njerëz peng të mëkatit kundër tyre tentojnë t’ju rrethojnë ju dhe drejtësinë e re. Nëse ju nuk tregoni rezultate konkrete do të keni të vështirë. Duhet të jepni shembullin e fortë. Besoj te ju personalisht për atë që përfaqësoni në këtë profesion. Për atë çka keni dëshmuar në këto vite, por edhe për atë që jeni të angazhuar të bëni në mandatin tuaj. Ju e konsideruar mision të jetës. Këto 2-3 vjet janë vendimtare, do i konsideroja në mënyrë figurative "prova e zjarrit" për ju. Kur them për ju flas për ekipin tuaj, jo personalisht me ju. Ndryshe ju dhe të gjithë ne do të jemi në zjarrin e turrës së drruve do mbetemi peng nga disa njerëz peng të mëkatit kundër tyre tentojnë t’ju rrethojnë ju dhe drejtësinë e re, (individë që mbeten kundërshtarë të reformash, me thika në gojë dhe shishe benzine për ta djegur këtë reformë. Nëse ju nuk tregoni rezultate konkrete do të keni të vështirë dhe do të jetë vonë për ju dhe për drejtësinë. Duhet të jepni shembullin e fortë. Besoj te ju personalisht për atë që përfaqësoni në këtë profesion. Për atë çka keni dëshmuar në këto vite, por edhe për atë që jeni të angazhuar të bëni në mandatin tuaj. Ju e konsideruar mision të jetës. Unë shpresoj që ta realizoni këtë mision dhe shpresoj që kolegët tuaj të jeni po aq misionarë në punën e tyre. Besoj edhe nga angazhimi i përkushtuar ndaj jush nga partnerët ndërkombëtarë. Besoj tek ju personalisht, më lejoni ta them publikisht. Shpresa e qytetarëve të këtij vendi të kthehet në besim të punës suaj. Shpresa vdes e fundit. Është shpresa e qytetarëve të këtij vendi,”- tha Xhafaj.

fatmir xhafaj komisioni i ligjeve 26 maj 2023

Sondazh

Poll