Politike

Presionet nga politika? Kreu i SPAK: Atë punë kanë! Do na sulmojnë, unë nuk e ndjej presionin

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Dumani është shprehur se këto presione nuk i bëjnë përshtypje.

26 Maj 2023, 13:12 Nga I.A
Presionet nga politika? Kreu i SPAK: Atë punë kanë! Do na
Altin Dumani

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ka deklaruar se presione nga politika ka shumë. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Dumani është shprehur se këto presione nuk i bëjnë përshtypje.

Po ashtu ai ka deklaruar se asnjë zyrtar i lartë në shkelje të ligjit nuk ka imunitet te ata.

“Pritshmëritë janë shumë të mëdha nga të gjithë. Ne jemi të vetëdijshëm.Unë nuk e ndjej dhe as nuk e kam ndjerë presionin e politikës. Patjetër që ne në ato projeksionet tona vlerësojmë se do të kemi raste të tilla, kur SPAK do të ushtrojë ndjekjen penale dhe do të ngrejë dhe akuzë ndaj zyrtarëve të lartë të cilët kanë shkelur ligjin. Këtë do t’ia lëmë kohës. Ne pas një viti do të jemi sërish këtu por ajo që jua them me bindje se askush nuk ka asnjë imunitet nga ndjekja penale për ne. Ne kemi nën hetim disa çështje të rëndësishme dhe koha do të tregojë rezultate tona”, tha Dumani.

Më tej ai u ndal te sulmet kibernetike.

“Ka pasur tentativa për sulm kibernetik, por nuk është prekur. Të gjithë jemi të rrezikuar nga sulmet kibernetike. Ne vazhdojmë dhe investojmë çdo vit në këtë drejtim,, që të reduktojmë mundësinë për të na sulmuar”, përfundoi Dumani.

altin dumani komisioni i ligjeve 26 maj 2023

Sondazh

Poll