26 Maj 2023, 12:28
Nga I.A

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se farsa elektorale e 14 Majit kishte specifika të papara në histori. Gjatë një delarate për mediat, Berisha u shpreh se këto zgjedhje u shoqëruar me një sërë shkeljesh të shumta, duke nisur nga rritja e pagës, nga dhënia e shpërblimit por edhe ndryshimi i qendrës së votimit të 1.3 milionë zgjedhësve.
"Ankesat paszgjedhore janë një rutinë e zakonshme, por zgjedhjet, por farsa e 14 majit 2023, kishte specifika dhe fenomene të papara ndonjëherë në historinë 32-vjeçare të zgjedhjeve në Shqipëri. Kështu, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, Kodi Zgjedhor, shpallen publikisht dhe zyrtarisht që në fillim të fushatës nga edi Rama, kinezëri partiake, çka do të thotë që nuk ekzistojnë për të. Prandaj Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor u zëvendësuan në qindra e mijëra raste me vullnetin e tyre për të fituar me çdo kusht dhe çdo çmim. Në prag të fushatës elektorale, ftohen në banket shefat e 61 komisiariateve për të treguar që Policia e Shtetit do të ishte në krahun e tij. Edi Rama dhe vartësit e tij caktuan kryetarin e koalicionit opozitar dhe për asnjë arsye nuk pranuan kryetarin e këtij koalicioni, vetëm e vetëm të dëmtonin sa më shumë këtë koalicion pasi kishin frikë dhe tmerr nga Sali Berisha dhe emri i tij. Edi Rama për herë të parë në histori dërgoi zarfin me 50 mijë lekë për 680 mijë pensionistë. Edi Rama rriti rrogat e dhjetëra mijëra pensionistëve në mes të fushatës elektorale. Është hera e parë që arrestohet në prag të votimit kandidati i një bashkie. Është hera e parë që 1.3 milionë zgjedhësve u ndryshohet qendra e votimit pa asnjë paralajmërim. Është hera e parë që komisionet zgjedhore ishin 6 me 1 ose 7 me 0 për qeverinë. Si kurrë më parë, administrata u shndërrua në një polici elektorale. Ata terrorizuan dhjetëra mijëra qytetarë dhe biznese në mbarë vendin," tha Berisha.
sali berisha
Politike
26 Maj 2023, 12:22
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, duke thënë ...
Politike
26 Maj 2023, 12:19
I.A
TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka pyetur kryeprokurorin e SPAK Altin Dumani nëse janë të vërteta raportimet se nuk kanë...
Politike
26 Maj 2023, 12:11
I.A
Pandeli Majko
TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka shprehur disa pakënaqësi për raportin e SPAK, duke deklaruar se ka mang&...
Politike
26 Maj 2023, 11:53
I.A
TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ka deklaruar se bandat shqiptare të trafikut të drogës po sofistikohen çdo ditë...
Politike
26 Maj 2023, 11:55
f.i
Basha dhe Veliaj
TIRANË- GJKKO ka pushuar padinë e Bashës ndaj Veliajt.Togat e zeza pushuan çështjen pasi nuk është pa...
Politike
26 Maj 2023, 11:45
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ka deklaruar se Byroja Kombëtare e Hetimit është ende e paplotësu...
Politike
26 Maj 2023, 11:16
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani po raporton ditën e sotme për ecurinë e Prokurorisë së Posa&ccedi...
Politike
26 Maj 2023, 11:10
I.A
TIRANË- Zëvëndëskryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj ka dashur që ta shoqëroj me gallatë gafën që bëri dit...
Politike
26 Maj 2023, 10:20
I.A
Fredi beleri
GREQI- Ish-ambasadori grek në Shqipëri Alexandros P. Mallias ka komentuar arrestimit e kryebashkiakut të zgje...
Politike
26 Maj 2023, 09:40
I.A
Olta Xhaçka
SHBA- Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mblodhën bashkë vende anëtare të Këshillit t...