Politike

'Një rrugë në Kamëz do kishte emrin e tij'/ Berisha publikon denoncimin e qytetarit dixhital: Vrasësi i grave Dan Hutra mblodhi vota për Rakip Sulin

Gjatë deklaratës së sotme për media, Berisha u shpreh se një denoncim i një qytetari dixhital, thekson se Hutra kishte marrë dhuratë një apartament nga Suli.

26 Maj 2023, 12:22 Nga I.A
'Një rrugë në Kamëz do kishte emrin e tij'/
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, duke thënë se ka përdorur vrasësin Dan Hutra për të blerë vota. Gjatë deklaratës së sotme për media, Berisha u shpreh se një denoncim i një qytetari dixhital, thekson se Hutra kishte marrë dhuratë një apartament nga Suli. Po ashtu ka deklaruar se atij do i vendosej dhe emri në një rrugë të Kamzës.

"Këto ishin specifika të papara përveçse dy-tre në raste të caktuara, në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Unë, në vazhdën e denoncimit të farsës të tmerrshme elektorale të 14 Majit, do ju sjell një rast këtu. Do ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza: Zoti Berisha, do ju vë në dijeni të një fakti kriminal të masakrës elektorale në Kamëz. Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin. Vrasësi i grave, natën vidhte banesa, kurse ditën vidhte vota dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime. Pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të mbledhjes së votave për Rakip Sulin.

Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz. Propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkisë së Kamzës. Rakip Suli i kishte dhuruar Dan Hutrës në pallatet që po ndërton Arben Maloku, që ka bërë një masakër me votat e Zall Herrit. Dan Hutra figuronte patronazhist i PS-së, kreu i një grupi kokaine në Holandë. Kishte nisur të pastronte paratë në ndërtim. Sot kontrollon trafikun e drogës dhe votave nga burgu. I vetëm i burgosur që shpenzon deri në 5 milionë lekë në muaj. Praktikisht Dan Hutra është drejtori i burgut të Rilindjes. Ju informoj se në takime të tjera, do ketë fakte të tjera, thellësisht tronditëse, që dëshmojnë manipulim në shkallë të paimagjinueshme të procesit zgjedhor," tha Berisha.

 

sali berisha dan hutra

Sondazh

Poll