Politike

"Prej vitesh asnjë përgjigje për inceneratorët"/ Bardhi: Thyeni mitin e të paprekshmëve. Dumani: Vepra penale të vështira për t’u provuar

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Bardhi ka deklaruar se çdo person që thyen ligjin duhet që të arrestohet dhe se Dumani të mos ndikohet nga politika. 

26 Maj 2023, 13:15 Nga I.A
"Prej vitesh asnjë përgjigje për inceneratorët"/
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi i ka kërkuar kryeporkurorit të SPAK Altin Dumanit që të jap shembull dhe të thyejnë mitin e të paprekshmëve. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Bardhi ka deklaruar se çdo person që thyen ligjin duhet që të arrestohet dhe se Dumani të mos ndikohet nga politika.  

"Unë i bashkohem analizës së z. Xhafaj duke e vlerësuar punën e z. Dumani. Ndryshe nga 3-vjecari i parë që ishte për konsolidim tani ka ardhur koha e rezultateve. Ju thatë  Dumani që në vendimmarrjen tuaj nuk ndikoheni nga politika. Por zakonisht politika ndikon që ju të mos merrni një vendim. Unë kam një këshillë tërësisht personale. Ju takon juve si drejtues i prokurorisë që të hidhni i pari hapin që të jepni shembull. Unë pres që të jetë drejtuesi i prokurorisë ai që e thyen mitin e të paprekshmëve në Shqipëri. Dhe faki është që ju sot keni në hetim me dhjetëra hetime të zyrtarëve të lartë që janë çështje që datojnë që nga viti 2020-të për të cilat publiku pret një përgjige. Dhe kur bëhet fjalë për hetime po themi të prokurimeve publike, kontratave koncesionare, të PPP-ve e me rradhë, të jem i sinqertë, për aq sa unë e njoh ligjin, kohësgjatja në 3 vite e një hetimi është përtej çdo pritshmërie të çdo çështje normale. Sikundër ajo që unë kam vënë re gjatë kësaj periudhe që funksionon SPAK-ku, më rezulton që ju të njëjtin procedim e ndani në disa pjesë. Pra, atë që e konsideroni më pak të rëndësishëm në hierarkinë shtetërore, e vijoni procesin për ta çuar në gjykatë, ndërkohë që vazhdoni të hetoni për zyrtarë të tjerë të lartë, duke e ndarë çështjen në disa pjesë. Unë e kuptoj që për shkak të 30 viteve, ndoshta sistemi edhe ky i riu i drejtësisë ende nuk ka dalë nga mentaliteti që të paprekshmit nuk mund të jenë të paprekshëm. Prandaj kam një konstatim apo një këshillë tërësisht personale: ju takon Ju si drejtues i Prokurorisë që të hidhni vet ju i pari hapin, pse jo për t’i dhënë zemër secilit prej kolegëve tuaj. Koha e deshi që të jeni Ju drejtues i kësaj prokurorie, në këtë kohë ku ne presim rezultate. Dhe unë pres që të jetë dejtuesi i prokurorisë ai që e thyen mitin e të paprekshmëve në Shqipëri. Për të dalë tek pyetja konkrete: A ka ndonjë arsye, sepse ju thatë për disa çështje nuk jepet informacion për çështje konkrete. Po tani disa çështje ne i kemi si mëngjesi, dreka dhe darka e përditshme e diskutimeve tona, aq sa njerëzit besojnë dhe është krijuar një perceptim saqë edhe kur zihet burri me gruan, do të duhet të ndërhyjë SPAK-u. Pra, çdo gjë është e lidhur me SPAK-un," tha Bardhi.

Krimi i jakës së bardhë, barazia në tendera publikë apo shpërdorimi i detyrës janë çështje penale shumë të vështira për t’u provuar,” iu përgjigj Dumani pyetjes së deputetit Gazmend Bardhi, nëse kishte ndonjë arsye pse prej 4 vitesh nuk përfundonin hetimet për 3 inceneratorët.

gazment bardhi altin dumani komisioni i ligjeve 26 maj 2023

Sondazh

Poll