Politike

Hetimi i gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar nga Vettingu? Dumani: S’janë në kompetencën tonë, por disa çështje i kemi hapur

Në Komisionin e Ligjeve, Dumani ka deklaruar se këta nuk janë në kompetencën e tyre, ndërkohë që ka shtuar se ata kanë në kompetencë një kategori të caktuar gjyqtarësh.

26 Maj 2023, 12:29 Nga I.A
Hetimi i gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar nga Vettingu?
Altin Dumani

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani është pyetur në lidhje me hetimin e gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar nga Vettingu. Në Komisionin e Ligjeve, Dumani ka deklaruar se këta nuk janë në kompetencën e tyre, ndërkohë që ka shtuar se ata kanë në kompetencë një kategori të caktuar gjyqtarësh.

“SPAK nuk është kompetente që janë larguar nga procesi i vettingut. Ne kemi në kompetencë vetëm disa kategori gjyqtarësh. Ne kemi regjistruar edhe procedura penale për çështje që na kanë dalë gjatë hetimit. Për shembull kemi parë raste kur vendimet na kanë ngritur dyshime për korrupsion dhe kemi nisur procedimin penal. Por kërkohet kohë sigurisht. Sa i përket deklarimit të rremë, pastrimit të parave, kjo nuk është subjekt i yni për të gjithë gjyqtarët”, tha Dumani.

altin dumani komisioni i ligjeve 26 maj 2023

Sondazh

Poll