Politike

Rama nis tur për Komunitetin Politik Evropian, ndalesa e parë në Moldavi dhe Sllovaki

Në Moldavi do të mbahet samiti i dytë i kësaj iniciative të ndërmarrë nga presidenti francez pas atij të mbajtur në kryeqytetin çek, Pragë.

26 Maj 2023, 14:55 Nga A.B
Rama nis tur për Komunitetin Politik Evropian, ndalesa e parë në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama do të nisë javën e ardhshme një tur diplomatik në mbështetje të konkretizimit të idesë për Komunitetin Politik Evropian.

Ditën e martë dhe të mërkurë, ai do të jetë prezent në kryeqytetin sllovak, Bratislava dhe më pas në atë moldav, Kishinau, së bashku me presidentin francez, Macron do të parashtrojë idetë e tij për të ardhmen e Evropës.

Pritet që viti 2030 të përcaktohet si afati përfundimtar ku Shqipëria dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare me të drejta të plota të BE-së. Në Moldavi do të mbahet samiti i dytë i kësaj iniciative të ndërmarrë nga presidenti francez pas atij të mbajtur në kryeqytetin çek, Pragë.

Me këtë rast, 47 krerë shtetesh dhe qeverish nga Kontinenti i Vjetër do të takohen në kryeqytetin e Moldavisë. Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, ashtu si dhe shtetet nga Ballkani Perëndimor kanë gjasa që në fund të kësaj dekade të hynë në derën e Bashkimit Evropian. Agresioni rus ndaj Ukrainës i ka përshpejtuar këto zhvillime./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll