Politike

'BKH ende e paplotësuar'/ Dumani te 'Ligjet': Ka vende vakante për 3 Prokurorë të Posacëm

Gjatë Komisionit të Ligjeve, Dumani ëhstë shprehur se gjatë vitit 2022 ka përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve.

26 Maj 2023, 11:45 Nga I.A
'BKH ende e paplotësuar'/ Dumani te 'Ligjet': Ka vende
Altin Dumani

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ka deklaruar se Byroja Kombëtare e Hetimit është ende e paplotësuar. Gjatë Komisionit të Ligjeve, Dumani ëhstë shprehur se gjatë vitit 2022 ka përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve.

Ndërkohë që ka theksuar se ka ende vende vakante për 3 Prokurorë të Posacëm dhe 27 punonjës të administratës civile.

“Në lidhje me rekomandimin e përmbylljes së plotësimit të vendeve vakante në SPAk dua të them se gjatë vitit 2022 është përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke finalizuar në këtë mënyrë, plotësimin e kësaj strukture me emërimin e 60 hetuesve pranë BKH. Sidoqoftë, organika mbetet ende e paplotësuar. Ka ende vende vakante për 3 prokurorë të posacëm dhe 27 punonjës të administratës civile”, tha Dumani.

altin dumani komisioni i ligjeve 26 maj 2023

Sondazh

Poll