Politike

Felaj sqaron gafën duke bërë gallatë: Vari leshërat, mendova me zë të lartë

Në një video të publikuar sot nga aktorja e humorit Egla Ceno, shihet Feliaj që kërkon të bëj gallatë por edhe të sqaroj deklaratën që bëri dje në Kuvend, ku me zë të lartë tha 'vari leshtë'. 

26 Maj 2023, 11:10 Nga I.A

Felaj sqaron gafën duke bërë gallatë: Vari leshërat,

TIRANË- Zëvëndëskryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj ka dashur që ta shoqëroj me gallatë gafën që bëri ditën e djeshme në seancë plenare, teksa po votohej për dyfishimin e pagave të deputetëve dhe ministrave. Në një video të publikuar sot nga aktorja e humorit Egla Ceno, shihet Feliaj që kërkon të bëj gallatë por edhe të sqaroj deklaratën që bëri dje në Kuvend, ku me zë të lartë tha 'vari leshtë'. 

Ceno: Sa keq ma ka bërë këtë kafen o Zot, vari lesht.

Felaj: Këtë gjë thua dhe ti kur mendon me zë të lartë. 

Ceno: Vari leshtë, vari leshërat

ermonela felaj

Sondazh

Poll