Politike

"Ka lajme se s'shkoni mirë me shefen e BKH"/ Majko "ngacmon" kreun e SPAK, Dumani: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera pune

Ai ka theksuar se nuk është miratuar ende sistemi i vlerësimit për rregulloren e BKH-së si dhe nuk është plotësuar ende struktura e Prokurorisë së Posaçme.

26 Maj 2023, 12:11 Nga I.A
"Ka lajme se s'shkoni mirë me shefen e BKH"/ Majko
Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka shprehur disa pakënaqësi për raportin e SPAK, duke deklaruar se ka mangësi të shumta. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, Majko ka deklaruar se shqetësimet e Kuvendit nuk janë plotësuar. Ai ka theksuar se nuk është miratuar ende sistemi i vlerësimit për rregulloren e BKH-së si dhe nuk është plotësuar ende struktura e Prokurorisë së Posaçme.

"Në raport nuk është plotësuar gjendja e plotësimit të detyrimeve ndërkombëtare, nëse ka të tilla, nëse nuk ka të bëhet e qartë se nuk ka. Raportim mbi rekomandimet e progres raportit të Bashkimit Evropian për institucionit tuaj, sa janë rekomandimet dhe sa janë plotësuar. Nuk është raportuar për miratimin e një sistemi të qartë tregues për vlerësimin individual për prokurorët. Rekomandohet miratimi i sistemit të vlerësimit, i rregullores së BKH-së, apo edhe vlerësimi i anëtarëve të BKH. Për ne është shumë e rëndësishme kjo. Nuk raportohet mbi performancën e anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nuk është ende funksional sistemi i organizimit të brendshëm. Nuk është plotësuar struktura e Prokurorisë së Posaçme. Këto janë shqetësimet e Kuvendit”, tha Majko.

pandeli majko komisioni i ligjeve 26 maj 2023

Sondazh

Poll