Politike

Trafiku i drogës, Dumani: Bandat shqiptare janë sofistikuar, kanë ndikim të madh në tregjet botërore

Po ashtu ai ka theksuar se ka një numër në rritje të sekuestrimeve dhe konfiskimeve të pasurisë.

26 Maj 2023, 11:53 Nga I.A

Trafiku i drogës, Dumani: Bandat shqiptare janë sofistikuar, kanë

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ka deklaruar se bandat shqiptare të trafikut të drogës po sofistikohen çdo ditë e më shumë. Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Dumani ka theksuar se grupet kriminale shqiptare konsiderohen shumë të rrezikshme dhe me ndikim të lartë në tregjet botërore. Po ashtu ai ka theksuar se ka një numër në rritje të sekuestrimeve dhe konfiskimeve të pasurisë.

"SPAK i ka kushtuar vëmendje vepra penale në fushën e narkotikëve. Vihet një re një rritje e sofistikijmit të grupeve penale dhe ndërveprimi i tyre. Grupet e strukturuara kriminale në Shqipëri konsiderohen nga ndërkombëtarët si grupe me ndikim në tregjet financiare botërore. Këto grupe kanë arritur të kenë qasje të drejtpërdrejt me vendet e origjinës së kanabisit dhe kokainës. Ka një rritje të hetimeve të shtrira jashtë vendit. Është rritur numri i hetimeve dhe është zgjeruar harta e bashkëpunimeve. Tashmë, kryhet edhe hetimi pasuror, në përfundim të të cilit evidentohet cili rast do të aplikohet. Kemi një rritje të numrit të sekuestrimeve dhe konfiskimeve. Janë paraqitur 10 kërkesa për hetime pasurie gjatë 2022 dhe janë konfiskuar katër subjekte”, tha Dumani.

altin dumani komisioni i ligjeve 26 maj 2023

Sondazh

Poll