Politike

Dumani në Komisionin e Ligjeve: 4 vendime dënimi për ish-zyrtarë të lartë, kemi akses në databaza

Në Komisionin e Ligjeve, Dumani është shprehur se gjatë vitit që lamë pas ka një rritje për procedimet penale, ndërkohë që ka shtuar se për korrupsion janë regjistruar 69 procedime penale.

26 Maj 2023, 11:16 Nga I.A
Dumani në Komisionin e Ligjeve: 4 vendime dënimi për
Altin Dumani

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani po raporton ditën e sotme për ecurinë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë vitit 2022. Në Komisionin e Ligjeve, Dumani është shprehur se gjatë vitit që lamë pas ka një rritje për procedimet penale, ndërkohë që ka shtuar se për korrupsion janë regjistruar 69 procedime penale. Po ashtu ai ka theksuar se janë dhënë 4 vendime dënimi për ish-zyrtarë të lartë dhe janë 24 procedime penale ndaj ish-zyrtarëve të lartë.  Dumani deklaroi gjatë raportimit se për herë të parë u përdorën agjentë të infiltruar dhe është rritur aksesi i SPAK në sistemet e të dhënave.

“Janë regjistruar 28 procedime penale me 34 persona në hetim, me një rritje nga viti i kaluar, ku janë regjistruar 18 procedime penale me 9 persona në hetim. Në lidhje me përdorimin e mjeteve të posaçme të hetimit, përveç përgjimeve telefonike, po aplikohen në masë të konsiderueshme, të gjitha mjetet për një çështje apo çështje të ndryshme, si vëzhgime, simulime, dorëzim i kontrolluar, letërporosi, si edhe për herë të parë, agjent të infiltruar. Në vitin 2022, pjesën më të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë çështjet e hetuara për veprën penale të korrupsionit me 69 procedime penale, ku janë interceptuar 1023 pajisje fundore. Një e dhënë e rëndësishme, është rritur gama e databazave shtetërore ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë. Në lidhje me rekomandimin mbi fokusimin në hetime më shumë në çështjet e korrupsionit të nivelit të zyrtarëve të lartë, nënvizojmë se me kërkesë të SPAK nga Gjykata e Posaçme gjatë vitit 2022, janë dhënë 4 vendimi dënimi, me 4 të dënuar, për ish-zyrtarë të nivelit të lartë. Ndërkohë, në periudhën 2022-2022, rezulton se në total, në SPAK janë hetuar 24 procedime penale me 25 persona në hetim, ndaj ish-zyrtarëve të lartë”, tha Dumani.

altin dumani komisioni i ligjeve 26 maj 2023

Sondazh

Poll