Bota

Nobelisti bjellorus, Ales Bialiatski transferohet në burgun 'famëkeq', gruaja e tij: Prej një muaji nuk ka marrë asnjë informacion nga jashtë

Natalia Pinchuk tha se Bialiatski, i cili po vuan një dënim 10-vjeçar nuk i është dhënë asnjë informacion nga jashtë që nga transferimi i tij në koloninë N9 ku të burgosurit rrihen dhe i nënshtrohen punës së rëndë.

25 Maj 2023, 11:49 Nga a.l
Nobelisti bjellorus, Ales Bialiatski transferohet në burgun
Ales Bialiatski

BJELLORUSI- Laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski është transferuar në një burg famëkeq brutal në Bjellorusi dhe nuk ka marrë asnjë lajm prej një muaji. Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e tij. Natalia Pinchuk tha se Bialiatski, i cili po vuan një dënim 10-vjeçar nuk i është dhënë asnjë informacion nga jashtë që nga transferimi i tij në koloninë N9 ku të burgosurit rrihen dhe i nënshtrohen punës së rëndë, shkuajnë mediat e huaja. 

“Autoritetet krijojnë kushte të padurueshme për Ales dhe e mbajnë atë në izolim të rreptë informativ. Nuk ka asnjë letër prej tij për një muaj, as ai nuk merr letrat e mia”, tha Pinchuk në telefon.

Në mars, një gjykatë dënoi 60-vjeçarin Bialiatski, avokati kryesor i të drejtave të njeriut në Bjellorusi dhe një nga fituesit e Çmimit Nobel për Paqen 2022 dhe tre kolegë të tij me akuzat për financimin e veprimeve që shkelin rendin publik dhe kontrabandën. 

ales bialiatski

Sondazh

Poll