Bota

Ilir Peci merr zyrtarisht detyrën, betohet si kryetari i ri i Zveçanit

Në këtë seancë përveç kryetarit janë betuar edhe asamblistët e kësaj komune.

25 Maj 2023, 11:06 Nga a.l
Ilir Peci merr zyrtarisht detyrën, betohet si kryetari i ri i
Ilir Peci

KOSOVË- Ilir Peci ka marrë zyrtarisht detyrën si kryetar i ri i komunës së Zveçanit në veri të vendit. Ceremonia e betimit është zhvilluar në shkollën 'Isa Boletini'. Në këtë seancë përveç kryetarit janë betuar edhe asamblistët e kësaj komune.

Kryetari i ri nga Komuna e Zveçanit vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ilir Peci, i cili doli me më shumë vota se sa kandidatët tjerë garues në zgjedhjet e 23 prillit. Pak minuta më parë është betuar edhe kryetari i ri i Zubin Potokut Izmir Zeqiri. Ndërkohë, në orën 13:00 pritet të marrë detyrën edhe Lulzim Hetemi si kryetar i ri i Leposaviçit. 

ilir peci

Sondazh

Poll