Bota

Momente SIKLETI për Borrell në Bruksel, gazetarët e pyesin për Belgorodin, HUTOHET dhe flet për Beogradin (ME VIDEO)

Borrell fillimisht mendoi se po pyetej për Beogradin, por më vonë u qartësua se po pyetej për Belgorodin. 

25 Maj 2023, 10:49 Nga a.l
Momente SIKLETI për Borrell në Bruksel, gazetarët e pyesin
Josep Borrell

BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrel është përballur me një moment të sikletshëm gjatë një konference për shtyp në Bruksel. Teksa gazetarët e pyetën për zhvillimet e fundit të luftës Rusi-Ukrainë, e ngjarjet në Belgorod të Rusisë, ai ka filluar të flasë për Beogradin. 

Në qytetin rus përgjatë kufirit me Ukrainën, një grup ushtarësh të paraqitur si kundërshtarë të regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, kanë kryer një sulm të armatosur.  Borrell fillimisht mendoi se po pyetej për Beogradin, por më vonë u qartësua se po pyetej për Belgorodin. 

“Unë vërtet nuk e di se çfarë ndodhi në Beograd”, tha ai, duke lënë të nënkuptohej se nuk ishte i informuar për zhvillimet në qytetin rus.

Zëdhënësja iu afrua Borrelit dhe u përpoq t’i shpjegonte se për çfarë bëhej fjalë dhe cilat ngjarje kishin të bënin me Belgorodin. Gazetari thirri përsëri dhe sqaroi se po pyeste për rajonin Belgorod të Rusisë. Por Borrell ende nuk e kuptonte. 

josep borrell

Sondazh

Poll