Bota

Ilir Peci mbërrin në shkollën 'Isa Boletini', pritet të betohet si kryetari i ri i Zveçanit

Ilir Peci ka mbërritur në ambientet e shkollës 'Isa Boletini', aty ku pritet të mbahet ceremonia e betimit të tij si kryetari Zveçanit.

25 Maj 2023, 10:32 Nga a.l
Ilir Peci mbërrin në shkollën 'Isa Boletini', pritet
Ilir Peci

KOSOVË- Ilir Peci ka mbërritur në ambientet e shkollës 'Isa Boletini', aty ku pritet të mbahet ceremonia e betimit të tij si kryetari Zveçanit.

Ndërkohë në orën 10:00 ashtu siç ishte njoftuar Izmir Zeqiri ka marrë zyrtarisht detyrën si kryetarit i ri i Zubin Potokut, në ceremoninë që u zhvillua në Çabër. Njoftohet gjithashtu se në orën 13:00 do të betohet kryetari i ri i Leposaviçit, Lulzim Hetemi në Bistricë. 

Më 23 prill, në komunat veriore, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, në zgjedhje kanë dalë 1.567 votues apo 3.47 për qind e trupit zgjedhor. Kryetarët e sapozgjedhur të gjithë të partive shqiptare, duhet të kryejnë betimin dhe të hyjnë nëpër zyrat e reja, ndonëse ato kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë.  

ilir peci

Sondazh

Poll