Bota

Përmbytjet në Itali/ BE planifikon ndihma për familjet e prekura, sot Von der Leyen inspekton Emilia-Romagna dhe Bologna-n

Sipas axhendës, Meloni do të kthehet më pas në Romë për mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të planifikuar për në orën 18:00, ku do të duhet të marrë vendime të mëtejshme për menaxhimin e emergjencave në zonat e prekura nga moti i keq.

25 Maj 2023, 11:13 Nga a.l
Përmbytjet në Itali/ BE planifikon ndihma për familjet e prekura,
Përmmbytje në Itali

ITALI- Kryeministrja Giorgia Meloni do të mirëpresë sot në Bolonjë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.  Mediat e huaja raportojnë se, Meloni do të shoqërojë von der Leyen gjatë fluturimit me helikopter mbi zonat e prekura nga përmbytjet dhe së bashku do të dalin në një deklaratë për shtyp me gazetarët.

Sipas axhendës, Meloni do të kthehet më pas në Romë për mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të planifikuar për në orën 18:00, ku do të duhet të marrë vendime të mëtejshme për menaxhimin e emergjencave në zonat e prekura nga moti i keq.

Përmbytjet në Itali  

Për pothuajse 7 ditë Italia u përfshi nga moti i keq dhe reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje masive në disa zona. Zonat më të prekura ishin Emilia-Romagna dhe Bologna, ku u raportuan rreth 14 viktima dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur. Mbi 12 mijë banorë u evakuuan në zona të sigurta ndërsa qindra shtëpi u shkatërruan. Dëmet nga përmbytjet e këtij viti në këto dy zona në Itali janë të pallogaritshme. Dalja nga shtrati i 14 lumnjeve ka shkaktuar kolaps në vend, prej disa ditësh ndërsa raportohet se situata nga sot paraqitet më e qetë.

permbytje ne itali

Sondazh

Poll