Bota

Tre ditë nga raundi i dytë i zgjedhjeve/ Erdogan sulmon sërish Kilicdaroglun: Merr udhëzime nga terroristët, ndërsa unë vetëm nga Allahu

Ai tha se merr udhëzime nga Allahu, ndërsa opozita merr udhëzime nga terroristët. 

25 Maj 2023, 11:35 Nga a.l
Tre ditë nga raundi i dytë i zgjedhjeve/ Erdogan sulmon sërish
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të 28 majit në Turqi, Erdogan ka vijuar me sulmet ndaj kundërshtarit të tij Kemal Kilicdaroglu. Ai tha se merr udhëzime nga Allahu, ndërsa opozita merr udhëzime nga terroristët. 

Ata të opozitës, marrin udhëzime nga terroristët që janë në malin e Kandilit. Ndërsa ne marrim udhëzime nga Allahu dhe nga populli ynë. Ky është ndryshimi ynë. Deri më sot kështu kemi bërë dhe kështu do të vazhdojmë", ka thënë ai. 

Raundi i parë i zgjedhjeve

Në Turqi do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve më 28 maj, pasi asnjë nga kandidatët nuk arritën të fitonin mbi 50% të votave. Rexhep Taip Erdogan mori 49.62% të votave, krahasuar me 44.89% të kundërshtarit të tij Kemal Kilicdaroglu. Kështu, Komisioni Kombëtar Zgjedhor i Turqisë konfirmoi dje pasdite se presidenca do të vendoset në raundin e dytë. Mënyra se si do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi do të varet kryesisht nga kandidati i vendit të tretë, nacionalisti i ekstremit të djathtë Sinan Ogan, i cili siguroi 5.2% të votave në raundin e parë dhe është ende i pavendosur se kë do të mbështesë në raundin e dytë.  

zgjedhjet ne turqi 2023 rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll