Bota

Ambasadori amerikan: SHBA e ka për detyrë të mbështesë Kosovën

Ai gjithashtu tha se institucionet duhet që të përmbushin kërkesat e BE-së sa i përket energjisë së ripërtrishme, duke shtuar se kjo është hap drejtë BE-së.

25 Maj 2023, 10:45 Nga a.l
Ambasadori amerikan: SHBA  e ka për detyrë të mbështesë
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier deklaron se shteti i tij e ka për detyrë që ta mbështesë Kosovën. Ai gjithashtu tha se institucionet duhet që të përmbushin kërkesat e BE-së sa i përket energjisë së ripërtrishme, duke shtuar se kjo është hap drejtë BE-së. Madje ai falënderoi prijësit e institucioneve, siç tha për proces transparentë e bashkëpunim me sektorin privat në këtë fushë.

“Jam shumë i lumtur, iu përgëzojë për nisjen e ankandit të parë. Jam i lumtur që po punojmë për të ardhmen e energjisë. Ky është hap për të përmbushur kërkesat e BE-së për energji të ripërtrishme. Kriza energjetike na tregoji sa është i rëndësishëm furnizimi me rregull, më vjen shumë mirë që edhe sektori privat është përfshirë në këtë ngase ata janë jetik në energjinë e ripërtrishme. Andaj i përgëzoj prijësit për proces transparencë dhe për bashkëpunimin me sektorin privat. Për fat të mirë Kosova ka potencial për energjie të ripërtrishme. Na vjen mirë që kemi mundësinë që të i’u mbështesim, këtë e kemi obligim, falënderoj edhe stafin e mrekullueshëm të USAID-it”, tha ai. 

Për mbështetjen e vazhdueshme sidomos në sektorin e energjisë, falënderim të veçantë pati kreu i Qeverisë, Albin Kurti. Madje ai tha se bashkë më SHBA-në Kosova po e zhvillon energjinë e gjelbër me standarde ndërkombëtare. Sipas tij, Kosova i plotëson të gjitha kushtet që të prodhojë energji të pastër, madje e posedon edhe fuqinë punëtorë të aftë për këtë, raporton EO.

“Jam shumë i lumtur që po e zhvillojmë energjinë e gjelbër në përputhje me standarde ndërkombëtare. Kjo është rrugë për projekte në të ardhmen për energjinë e ripërtirishem. Falënderojnë edhe ambasadën e ShBA për ndihëm e vazhdueshme. Jam krenar që them se Kosova po merr te gjitha hapat për miqësi me natyrë për të krijuar potencial të qëndrueshëm energjetik. Vendi jonë ofrojë në strukturë të mrekullueshëm për investitorët potencial për energjinë e ripërtrishme. Qëllimi është që të inkuadrojmë investime private. Në strategji kemi përcaktuar planin për të siguruar mbi 200 megavat energji, për një të ardhme të mirë energjetike. Kosova do të jetë falënderuese për mbështetjet të vazhdueshme në ndërtimin e një ekonomie e me prosperitet”, tha ai. 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se pavarësi energjetike është siguri për zhvillim. Ajo gjithashtu falenderoi USAID-in për mbështetje në hartimin e legjislacionit e përpilimin e strategjisë.

jeffrey hovenier

Sondazh

Poll