Bota

ME VIDEO/ Po ecte i dehur me shishen në dorë, policia dhunon brutalisht të pastrehin, e lë pa ndjenja në tokë

Oficeri Juan Perez, 42 vjeç, u akuzua për sulm në shkallën e tretë pasi e goditi të pastrehin i cili dukej se ishte në gjendje të dehur dhe endej rrugëve Bleecker dhe Sullivan.

25 Maj 2023, 11:28 Nga a.l
ME VIDEO/ Po ecte i dehur me shishen në dorë, policia dhunon
Policia dhunon një të pastrehë

SHBA- Një video me pamje të rënda është duke qarkulluar në rrjet, ku shihet se si një polic i NYPD dhunon brutalisht një të pastrehë në rrugë, i cili ishte i dehur. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Greenëich Village. Policia është vënë në pranga dhe është paditur nga Prokuroria e Manhatanit. 

Oficeri Juan Perez, 42 vjeç, u akuzua për sulm në shkallën e tretë pasi e goditi të pastrehin i cili dukej se ishte në gjendje të dehur dhe endej rrugëve Bleecker dhe Sullivan. Ngjarja ka ndodhur dy vite më parë por pamjet janë publikuar së fundmi në rrjet. 

"Ai nuk po lëviz!", tha një tjetër dëshmitar. 

Perez, në atë kohë një oficer në zonën e 6-të të NYPD-së dhe partneri i tij kishin hasur njeriun që po vepronte në mënyrë të çrregullt dhe duke mbajtur një shishe të madhe pijesh mbi kokën e tij. Gjatë marrjes në pyetje ai ka pretenduar se dy persona të tjerë po e ngacmonin atë. 

juan perez

Sondazh

Poll