Bota

Merr zyrtarisht detyrën, Izmir Zeqiri betohet si kryetar i komunës së Zubin Patokut

Pas betimit, ai kërkoi para asamblistëve që të jenë të gjithë të punojnë për t'i ofruar qytetarëve të Zubin Potokut pa asnjë dallim të gjitha shërbimet.

25 Maj 2023, 10:27 Nga a.l
Merr zyrtarisht detyrën, Izmir Zeqiri betohet si kryetar i komunës
Izmir Zeqiri

KOSOVË- Izmir Zeqiri ka marrë zyrarisht detyrën si kryetari i ri i komunës së Zubin Patokut në veri të vendit. Ai dha betimin si i pari i kësaj komune. Zeqiri ka mbajtur një fjalim ku tha se do t’i kryejë detyrat dhe do t’i ushtrojë kompetencat me nder, besnikëri dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë.

Pas betimit, ai kërkoi para asamblistëve që të jenë të gjithë të punojnë për t'i ofruar qytetarëve të Zubin Potokut pa asnjë dallim të gjitha shërbimet.

“Uroj që të jemi bashkë në punët dhe përgjegjësit tona, të jemi sa më të fokusuar që të zbatojmë ligjin e Republikës së Kosovës në tërë territorin e komunës së Zubin Potokut”, tha ai, gjersa falënderoi qytetarët që ia kanë dhënë besimin. 

Në orë 13:00 do të betohet kryetari i ri i Leposaviçit, Lulzim Hetemi në Bistricë. 

izmir zeqiri

Sondazh

Poll