Bota

Moska dhe Minsku nënshkruajnë marrëveshje për vendosjen e armëve taktike në Bjellorusi

Ministritë e mbrojtjes ruse dhe të Bjellorusisë nënshkruan sot një marrëveshje për të mundësuar vendosjen e armëve taktike bërthamore të Moskës në Bjellorusi.

25 Maj 2023, 10:18 Nga a.l
Moska dhe Minsku nënshkruajnë marrëveshje për vendosjen e
Vladimir Putin dhe Aleksandër Lukashenko

RUSI- Ministritë e mbrojtjes ruse dhe të Bjellorusisë nënshkruan sot një marrëveshje për të mundësuar vendosjen e armëve taktike bërthamore të Moskës në Bjellorusi.

Sipas një raporti të medias ruse TASS, Minsk shprehu interes për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike me Moskën në sektorin ushtarak, shkruajnë mediat e huaja. 

Trupat bjelloruse filluan të marrin trajnime për armë bërthamore në Rusi në fund të prillit, një muaj pasi presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi planet e Moskës për të ruajtur armët taktike bërthamore në vendin fqinj aleat. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll