Sport

Roberto Firmino e ka ndarë mendjen se ku dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm...

Roberto Firmino (31) është në mesin e pesë lojtarëve që do të largohen nga Liverpool pas përfundimit të sezonit në Premier League.

24 Maj 2023, 16:03 Nga DOSJA
Roberto Firmino e ka ndarë mendjen se ku dëshiron të luajë

ANGLI - Braziliani do të përfundojë kontratën dhe është gati për një sfidë të re në karrierën e tij. Së bashku me Firminon, do të largohen edhe James Milner, Naby Keita, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Arthur (i fundit i huazuar nga Juventusi).

Roberto Firmino do të luajë edhe një ndeshje me fanelën e Liverpool-it, por ai tashmë e di se ku dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm. Botimi katalanas “Sport” shkruan se amerikano-jugori do të dëshironte një transferim te Barcelona.

Thjesht, drejtuesit katalanas do të donin të transferonin edhe Pierre Emerick Aubameyang për pozicionin e sulmuesit kryesor, ku gabonezi do të konkurronte për pozicionin e titullarit me golashënuesin Robert Lewandowski. Nëse kjo do të ndodhë, atëherë është e vështirë të besohet se kalimi i Firminos në “Camp Nou” do të realizohet.

Firmino ka bërë 34 ndeshje për Liverpool këtë sezon, duke shënuar 12 herë dhe duke dhënë pesë asistime. Ai luan për Liverpoolin që nga viti 2015, vit kur u transferua për 41 milionë euro nga Hoffenheim. 

Sulmuesi brazilian vlerësohet nga faqet e specializuara në 28 milionë euro, pavarësisht se tre vite më parë ai kuotohej me një shumë shumë më të lartë: 90 milionë euro.

“Bobbi”, siç quhet me nofkën nga tifozët e Liverpoolit, mund të mburret me paraqitjet më të mëdha në historinë e fundit të “Reds”. Ai është një pjesë e rëndësishme në ekipin që Jurgen Klopp ka ndërtuar në Anfield, i cili ka fituar çdo trofe në lojë, brenda dhe jashtë vendit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll