Sport

VIDEO / Ronaldo konvertohet në mysliman? Feston me sexhde dhe befason botën!

Gjithsesi, ky gjest këtë herë u “huazua” nga Ronaldo që i bëri qejfin të pranishmëve në stadium teksa së fundmi, tifozët arabë i ishin kundërvënë pas disa gjesteve në nerva e sipër nga luzitani.

24 Maj 2023, 13:45 Nga DOSJA

VIDEO / Ronaldo konvertohet në mysliman? Feston me sexhde dhe befason

ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo u rikthye mes protagonistëve për skuadrën e Al-Nassr në Arabinë Saudite. Portugezi shënoi golin e fitores në minutën e 59-të në sfidën ndaj Al-Shabab që përfundoi me shifrat 3-2 ndërsa këtë herë pati vend edhe për një festë ndryshe. 38-vjeçari festoi në sexhde, një veprim që ëshë parë të praktikohet nga shumë futbollistë të besimit islam.


Gjithsesi, ky gjest këtë herë u “huazua” nga Ronaldo që i bëri qejfin të pranishmëve në stadium teksa së fundmi, tifozët arabë i ishin kundërvënë pas disa gjesteve në nerva e sipër nga luzitani. Megjithatë, pas këtyre gjesteve raporti mes palëve duket se është rregulluar dhe gati për të vijuar ashtu si në fillimin e aventurës te Al-Nassr.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll