Sport

Kthesë e pabesueshme! Ferrari i ofron Lewis Hamiltonit një kontratë 50-milionëshe...

Lewis Hamilton, shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, ka marrë një ofertë nga Ferrari me vlerë 50.000.000 euro, shkruajnë tabloidet britanike.

24 Maj 2023, 14:32 Nga DOSJA

Kthesë e pabesueshme! Ferrari i ofron Lewis Hamiltonit një

ANGLI - Asi i Mercedesit prej disa muajsh është joshur nga ‘Scuderia’. Fakt është se Lewis Hamilton ka thënë kohë më pare, se është ëndrra e çdo piloti të ngasë një makinë Ferrari, por gjithashtu ka insistuar, se do ta përfundojë karrierën te Mercedes.

Kontrata e Lewis Hamilton me Mercedes skadon në fund të sezonit dhe pavarësisht atmosferave pozitive mes tij dhe shefit të ekipit Toto Wolff, nuk ka asnjë shenjë të shpalljes tradicionale të një kontrate të re.

Kthesë e pabesueshme! Ferrari i ofron Lewis Hamiltonit një

Nga ana tjetër, te Ferrari vlon. Piloti i parë i skuadrës, Charles Leclerc, shprehet shumë i pakënaqur me faktin, se skuadra italiane nuk ka ndërtuar një makinë kompetitive as këtë sezon. Piloti nga Monako është i lidhur prej vitesh me Mercedesin dhe analistët nga Italia i thonë se duhet të jetë i durueshëm dhe kujtojnë se Michael Schumacher kaloi katër sezone të gjata në Maranello, para se të krijohej makina e fuqishme me të cilën dominonte prej vitesh.

Tabloidët britanikë pretendojnë se presidenti i Ferrarit, John Elkann, është në kontakt të ngushtë me Lewis Hamilton. Dyshimet lindin se transferimi i britanikut është i sigurt, për faktin se Charles Leclerc dhe Carlos Sainz Junior, kanë kontrata të vlefshme edhe për sezonin 2024.

Kthesë e pabesueshme! Ferrari i ofron Lewis Hamiltonit një

Kur u pyet për thashethemet për një Mercedes në garën e Miamit, Charles Leclerc tha:

“Jo… zero… zero… Vërtet zero! Jeni të gjithë duke buzëqeshur sepse nuk më besoni, por ju premtoj... Unë jam plotësisht i përkushtuar ndaj Ferrarit dhe e dua Ferrarin.  Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të jem pjesë e këtij ekipi. Prioriteti kryesor për mua është të bëhem kampion i Formula 1 te Ferrari. Kështu që nuk po mendoj të largohem”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll