Sport

Jordi Alba e ka vendosur, do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona…

Ky sezon do të jetë i fundit për Jordi Alba me fanelën e Barcelonës, me mediat spanjolle që zbulojnë se mbrojtësi i majtë 34-vjeçar ka marrë vendimin e tij përfundimtar dhe do ta zyrtarizojë gjatë ditës.

24 Maj 2023, 14:07 Nga DOSJA

Jordi Alba e ka vendosur, do të largohet në fund të sezonit nga

SPANJE - Ka ardhur koha e ndryshimeve të mëdha për Barcelonën. Pas largimit të Gerard Pique nga aksioni dhe njoftimit të Sergio Busquets, disa orë më parë se nuk do të rinovojë kontratën, ka ardhur momenti që Jordi Alba t'i japë lamtumirën ‘Blaugranës, së tij të dashur.

Pas 11 vitesh momente të shkëlqyera në “Camp Nou” (pas transferimit të tij nga Valencia), 34-vjeçari i majtë vendosi të mbyllë karrierën me katalanasit, me mediat spanjole që bëjnë të ditur se brenda ditës pritet të publikojë vendimin e tij.

Jordi Alba e ka vendosur, do të largohet në fund të sezonit nga

Alba është i lidhur me një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024, por këtë vendim e ka marrë, duke parë se ka një kohë të reduktuar ndjeshëm këtë sezon (Balde zuri pozicionin e titullarit në krahun e majtë të mbrojtjes) dhe gjithçka tregon se do të duhet t’u thotë lamtumirë miqve të tij të ekipit, si Busquets, në ndeshjen e ligës në shtëpi kundër Mallorca të dielën e ardhshme (28/05).

Mbrojtësi i majtë i shkurtër, dhe në të njëjtën kohë shumë i shpejtë, do të largohet nga klubi pasi ka rrëmbyer titujt, me palmaren e tij ‘blaugrana’ të stolisur me: 6 kampionate, 1 Champions League, 1 Botëror për Klube, 5 Kupa Spanjole, 1 Superkupë Europiane dhe 4 Superkupa e Spanjës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll