Sport

Kjo çudi ndodh vetëm në vendin nordik! Në fundjavë fituan Kupën, sot luajnë në raundin e parë të edicionit të ardhshëm…

Skuadra Brann Berger, më 20 maj, fitoi 2-0 finalen e Kupës së Norvegjisë. Sot nis edicionin për vitin e ardhshëm

24 Maj 2023, 15:51 Nga DOSJA
Kjo çudi ndodh vetëm në vendin nordik! Në fundjavë

NORVEGJI - Një situatë e paprecedentë ndodh në Norvegji: skuadra fituese e Kupës, më 20 maj, luan sot për edicionin e vitit të ardhshëm ,të po kësaj gare! 

Brann Bergen, një nga skuadrat më të njohura në vendin nordik, fitoi Kupën e Norvegjisë të shtunën, pasi mundi 2-0 Lillestrøm, në stadiumin Ullevaal të Oslos. Ishte kupa e shtatë e fituar nga Brann, i cili gjithashtu ka tre tituj kampioni të Norvegjisë (i fundit në 2007).

Edicioni 2022-2023 i Kupës së Norvegjisë ishte një nga garat më të gjata në Evropë.  Raundi i parë filloi më 4 maj 2022 dhe gjithçka përfundoi vetëm më 20 maj 2023, ditën e finales së fituar nga Brann. 

Vetëm katër ditë larg finales me Lillestrøm, skuadra Brann Bergen nis fushatën për mbrojtjen e trofeut. Sot ata luajnë Frøya, një ekip nga divizioni i katërt, në raundin e parë të edicionit 2023 të Kupës së Norvegjisë. 

Me këtë edicion të ri ndryshon edhe periudha në të cilën zhvillohet Kupa e Norvegjisë.  Akti i fundit nuk do të luhet më në maj, siç ka ndodhur që nga viti 2019, për shkak të pandemisë së koronavirusit, por në datën 10 dhjetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll